PS në epokën postbojkot dhe dilema shqiptare Ligj vs. Politikë
Nëse Berisha dhe Rama bejne marreveshje politike per ceshtjen e kutive, neser dikush mund te kerkoje qe te behet nje marreveshje tjeter politike mes tyre per te liruar nga burgu Zani çaushin apo Nehat Kullën, per te cilet ashtu si dhe per kutite e votimit, gjykata eshte shprehur nje here me vendim te formes se prerë. Dhe keshtu partite vihen mbi gjykatat dhe ligjin njesoj si ne kohen e Enver Hoxhes.
Se pari duhet te sqarojme nëse PS e theu me te vërtetë bojkotin, apo deputete e kësaj force politike hyjne ne Parlament sa per te mos humbur ligjerisht mandatet e per te marre rrogat. Nëse eshte e para, pra ajo qe PS e ka thyer bojkotin dhe e ka seriozisht kete levizje politike, se pari Edi Rama duhet te kërkojë votebesimin brenda PS pasi kauza e tij kur u rizgjodh pas humbjes se zgjedhjeve te pergjithshme ishte bojkoti deri ne hapjen e kutive. Nejse, keto jane pune te brendshme te PS. Por ajo qe duhet te shqetesoje çdo shqiptar eshte fakti i mendësisë së Ramës lidhur me shtetin dhe funksionimin e tij. Ai i kerkon kryeministrit Sali Berisha të hapë kutite e votimit te zgjedhjeve te kaluara, sikur Berisha të mos ishte kryeministër i vendit (i rikonfirmuar ne kete post pas një palë zgjedhjesh qe asnje institucion brenda apo jashte vendit nuk e ka mohuar se kane qene me te mirat e bere ne keto 20 vjet demokraci ne Shqiperi), por sikur ai te ishte magazinier i KQZ qe mban ne qafe celesin e ketyre kutive.
Kjo logjike e te menduarit te Rames te kujton Enver Hoxhen e viteve 1945-1946 ku cdo gje behej me urdher partie. Atehere kur me urdher partie vriteshin njerez apo nje magazinier behej prokuror, nje bari vishej poet e nje partizan qe kishte vrare shoket e tij behej minister apo gjyqtar. Kjo eshte nje logjike kriminale e funksionimit te shtetit e cila me sa shihet nga kjo mendesi e Rames ndofta dhe ka funksionuar ne bashkine e Tiranes keto vitet e fundit.
Por le te shohim se si mund te jete PS ne epoken e pas bojkotit ne se ato e kane marre seriozisht dhe sinqerisht kete nisme. Ato sic thone kane pergatitur nje projektligj apo dy nuk jam i sakte. I kane lene mbi tavolinen e Topallit e kane ikur. Dhe nga jashte bejne presion e vene kushte se ne se nuk miratohen keto drafte ashtu sic duam ne; ne nuk kthehemi ne paralament. Kjo eshte nje llogjike qesharake.
Megjithate ta zeme se çdo gje miratohet siç duan ato. Do ngrihet komisioni hetimor parlamentar si shume komisione te tjera, do hetoje cfare te doje e ke te doje, do kerkoje kutite per ti hapur etj etj. Por keto kuti nuk i ka Sali Berisha dhe per me teper nuk ka asnje fuqi mbi to ashtu sic nuk ka as Rama. Berisha eshte kryetar i ekzekutivit dhe ligjerisht ka fuqi mbi kutite aq sa kam une si nje gazetar fuqi mbi mbi Institutin e Veterinarise. Administrimin e kutive e ka KQZ dhe kryetari i saj, te cilit i duhet te veproje vetem mbi bazen e ligjit dhe kodit zgjedhor i miratuar ky me konsensus. Ky komision nuk besoj se do te shkele ligjin duke ua dhene keto kuti, pasi vendimi i KQZ apo ai i dhene nga kolegji zgjedhor qe ne realitet eshte nje gjykate zgjedhjesh e ka mbyllur kete ceshtje njehere me nje vendim unanim 7 me 0.
Keshtu kur anetaret e ketij komisioni hetimor parlamentar nuk do te mundin ti marrin keto kuti per te zgjidhur kete mosmarrevjeshje duhet ti drejtohen gjykates.Ose ne mos keta, KQZ dhe kryetari i saj mund ti kerkojne gjykates nje inerpretim apo vendim per t’u bindur ne se ligji e lejon ose jo dhenjen e ketyre kutive tek anetaret e ketij komisioni parlamentar.
Pra ne krejt kete histori PD dhe Berisha apo PS dhe Rama nuk hyjne kurrkund.
Keto jane ceshtje krejt dhe vetem ligjore dhe jo partiake. Bersiha dhe Rama mund te bejne marreveshje per miratimin e ligjeve qe kerkojne dy te tretat apo per ndryshime ne kushtetute etj, sic edhe i kane bere, por jo per ceshtje qe lidhen me gjykatat. Ne se ato nderhyjne ne keto ceshtje, neser dikush mund te kerkoje qe te behet nje marreveshje tjeter politike mes Sali Berishes dhe Edi Rames per te liruar nga burgu Zani çaushin apo Nehat Kullen, per te cilet ashtu si per kutite e votimit gjykata eshte shprehur nje here me vendim te formes se prere.