E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama, në ilegalitet: Maska

Triptik ekzistencial (II)

Zbërthimi logjik i një maske është fort i vështirë për të njëjtat arsye që kemi veshë, por nuk mund të dëgjojmë ultratingujt, që vetëm lakuriqët e natës mund ta perceptojnë. Nuk kemi vetëm lakuriqë nate që identifikohen në gojëdhëna si vampirë gjakpirës, metaforë e njerëzve egoistë përderisa atyre u intereson gjendja ose sadisfaksioni i mbijetesës
emocionale, politike dhe ekonomike; por kemi edhe një version tjetër të vetmisë.
Ajo shfaqet me politikë masturbuese të kutive, hapja e kutive është fiks në imagjinar si hapja e këmbëve, për të parë lakuriqësinë, sidomos kur mungojnë idetë; përkthehet si energji-pirëse të një kombi, ku nëpërmjet krijimeve dhe sajesave artificiale të krizave arrijnë të shterojnë, të minimizojnë diskursin publik në disa slogane boshe “hap kutitë ose largohu”, për të fshehur karakterin qenësor me maska demokratike. është thënë shumë herë se Edi Rama përfaqëson lakuriqësinë në politikën shqiptare.
Gjithsesi njeriu gjenetikisht i modifikuar nga diktatura, është në ilegalitet qëkur ka filluar të sistemojë hormonet në vijueshmërinë artistike. është e largët dita kur Edi Rama pa dashur u robërua nga maska e ilegalitetit. Një maskë për t’u fshehur, një mashkë për të qenë dikush. Tjetër, për të dalë nga sqetulla dhe hija mbytëse e Kristaq Ramës. Gjithashtu nuk fillon gjithçka me aktrimin e ditëve të parë të demokracisë të lëvizjes së dhjetorit, sikur të ishte tribuni më fanatik anti-totalitarist. Kjo është retorikë e pastër, i dashur Perseus - kështu i thoshin etruskët Maskës. Natyrisht timoni i kthesës kinse rebele u pre
pothuajse 180 gradë në ato ditë të nxehta lirie, ndofta më shumë se herët e tjera në komunizëm me largime nate nga shtëpia.
Por kuptohet vetiu se gjithçka ndodhi pasi kishte lequar maskën e lustruesit të parë të Komitetit të rinisë për bustet dhe nuk shkruan më vjersha për të. Emulimi i metaforës së ilegalëve ka qenë gjithmonë fiksimi më i kërkuar, më i dashur, më i urryer për të. Ilegalët nuk kishin frikë nga armiku, por nga miku. Kohë më parë frika ishte fuqia që kishte babai Kristaq, si sufler i Sekretarit të parë të Komitetit Qendror: Ramë Alia.
Mirëpo me kalimin e kohës protagonistë e politikës shqiptare hyjnë në personazhet e komedisë dhe të dramës. Rikthehet në natyrë. Maska është dëshirë për të qenë një “tjetër”. Metafora e super-heroit në vështirësi, që nuk ka besim tek vetja, po s’vuri një
maskë. I ashtuquajturi njeriu i maskaradave - jo më bir i babit, por duke vrarë simbolikisht të atin, i merr vendin në kryesimin e ritualit. Në këtë rast rituali hyrës është marksist. Në fëmijërinë e hershme, kur kishte ilegalë, ai donte të ishte më ilegal se ilegalët e partisë, pas një filmi të kinostudios së re. Sot ka Politikë të Re. Ndoshta për interes, apo ndofta për shtytje natyrale, maska e hekurt Edi Rama i ka djegur etapat. Për të njëmijtën herë që e shikon në televizor apo gjallë nëpër rrugët e Tiranës, njëherë me sopatë populizmi dhe herë tjetër me megafon, Ai parashtron të jetë njeriu i ri, i dashur, një tjetër homo novus, tipik në mantrën e njeriut të ri socialist, apo super-njeri nihilist. është ilegal në identitetin e vërtetë. Nuk është rastësore që njerëzit të mos njohim ilegalitetin e tyre, me epiqendrën e emocioneve. Ashtu siç ndodh që një njeri të mos njohë kurrë dashurinë, po ashtu mund të ndodh që një njeri të mos njohë thelbin ekzistencial të tij. Prej këtej vjen dhe kinse rebelimi, finteja me anti-konformizmin, sidomos me anarshizmin sipërfaqësor, pseudo-teozof nëpërmjet artit të pikturës. Në një prej dogmave të Biblës është se njeriu i ngjan imazhit të perëndisë. Kurse njeriu komunist i ngjan perëndisë tokësore, në një ilegalitet permanent.
Mirëpo përtej fasadës djathtas apo majtas së makiazhit mediatik, Edi Rama është një njeri
vetmitar, solipsistik, që nuk ka asnjë shok për kokë, por vetëm kokë për shokë, dhe nuk është e njëjta gjë. Madje është vetë-deleguar si Mesia i Politikës së Re, por ka edhe dekadat e tij në politikë. Me një akrobaci kravatash apo rrobash “dolce&gabana”, fshihet një personazh demode, i dalë jashtë tregut të gabit.
Kur kujton se qysh i vogël Edi Ramës i është dashur të luajë një rol, të vërë një maskë, ilegale në fytyrën e tij, sikur janë qimet e mjekrës. Ahere si sot sikur të bënte pjesë në një celulë ilegale, që ecte maleve dhe kodrave të Shqipërisë për të mbajtur të pastër frontin ideologjik të komunizmit. Ky rol nisi si lojë militanti dhe po përfundon me një dramë politike. është e drejtë që i biri i një komunisti të sheshojë Partinë Socialiste. Trashëgimtarët në kapitalizëm kanë për detyrë ta heqin të kaluarën e tyre, si të duan. Mirëpo aktori i përsosur nuk e zhvesh kurrë më rrobën e fëmijërisë heroike, partizane. është sikur të mbash me bukë një luan dhe kur rriten të mos njohë në tipare dhe më pas të martojë më nënë dhe me babë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›