Olta, mbretëresha e mbrëmjes
Tashmë lidhja e tyre është bërë publike, dhe aktorja Olta Gixhari nuk kursehet t’ia dëshmojë edhe publikisht mbështetjen të dashurit të saj Olsit, të Big Brother. Në inagurimin e lokalit të Olsit, Olta kishte mbledhur jo vetëm miqtë e rinj të “Dancing with the stars”, partnerin e saj, Janer, por edhe miqtë e saj të teatrit. E në fakt, atmosfera ka qenë e këndshme, e sigurisht tashmë që Olta ka avancuar mjaft në vallëzim, e ka shijuar në maksimum natën festive. Edhe pse i dashuri i saj në fakt, Olsi, nuk ka mundur ta shoqërojë për shkak se, si i zoti i shtëpisë, duhet të priste të gjithë të ftuarit. Gjithsesi Olta nuk është ndjerë asnjëherë vetëm. Janer nuk e ka lënë asnjë çast vetëm!