E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olympiakos fiton titullin e 38-të

Nga Express më 21 mars 2011 në ora 16:28

Olympiakos siguroi titullin e tij të 38-të në Superligën e Greqisë, pas fitores së thellë 6-0 në derbin e qytetit kundër AEK Athinës në stadiumin Georgios Karaiskakis.

“Jemi kampion me meritë”, tha trajneri Ernesto Valverde. Skuadra e tij ka arritur në kuotën e 67 pikëve nga 27 ndeshje dhe ka 10 pikë më tepër se Panathinaikos, që mposhti Kerkyran 2-1, ndërsa AEK mbetet në pozitën e tretë me 43 pikë.

Olympiakos ka fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi këtë sezon dhe i nevojiten vetëm edhe dy për të shënuar rekord të klubit, duke mbetur i pamposhtur si nikoqir gjatë një sezoni të plotë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›