E Shtunë, 31 Tetor 2026

Omani na njohu, definitivisht

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 19:18

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kanë marr sot konfirmimin nga ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdulla për njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

“Kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Omanit janë pajtuar që shumë shpejt ndërmjet dy shteteve të lidhen marrëdhënie diplomatike, përmes shkëmbimit të ambasadorëve. Takimi në mes kryeministrit Thaçi dhe Hoxhaj me ministrin e Jashtëm bin Abdullah është zhvilluar në Ambasadën e Sulltanatit të Omanit pranë OBK’së në Nju Jork”, thuhet në një komunikatë të MPJ’së.

Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, thuhet se ditët e ardhshme delegacioni i Republikës së Kosovës do të ketë takime të shumta me shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në përpjekje për të rritur numrin e njohjeve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›