Durrës, dy vëllezër në pranga, posedonin armë
Policia e Durrësit në sajë të një pune hetimore ka bërë të mundur prangosjen e dy vëllezërve në Durrës, pas kontrollit në banesen e tyre.
Ndërkaq, sipas burimeve të policisë, dy vëllezërit Elvis Mona 27 vjeç dhe M. Mona 17 vjeç posedonin armë.
Tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 gr heroinë dhe municione. Konkretisht 3 pushkë model 63, 1500 fishekë, 8 kallëpe tritoli dhe granata. Të gjitha këto,ndodheshin në banesën e tyre në lagjen 16.