E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet globale të ushqime thyejnë rekordet

Organizata theksoi të enjten se indeksi i çmimeve të ushqimeve pas rritjes së vazhdueshme prej shtatë muajsh kishte arritur rekordin 231, duke kaluar rekordin e mëparshëm, 224,1 që ishte shënuar në qershor të vitit 2008.

Ky është niveli më i lartë i indeksit që prej fillimit të llogaritjes në vitin 1990.

“Këta çmime të larta me shumë mundësi do të vazhdojnë edhe në muajt e ardhshëm”,theksoi Abdolreza Abbassian, ekonomiste pranë organizatës me qendër në Romë.

Rritja e çmimeve është pasojë e përmbytjeve në Australi, mbulimit me dëborë të pjesës më të madhe të Amerikës së Veriut, madje edhe trazirat në Tunizi dhe Egjipt.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-04 10:20
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›