E Diel, 1 Nëntor 2026

Omani rikonfirmon njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Sulltanatit të Omanit, ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi dhe ministri i jashtëm i Omanit, janë pajtuar që shumë shpejt ndërmjet dy shteteve të lidhen marrëdhënie diplomatike, përmes shkëmbimit të ambasadorëve.

Takimi i kryeministrit Thaçi dhe ministrit Hoxhaj, me ministrin e jashtëm, Bin Abdullah, është zhvilluar në Ambasadën e Sulltanatit të Omanit pranë OBK-së në Nju Jork. Në ditët e ardhshme delegacioni i Republikës së Kosovës do të ketë takime të shumta me shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në përpjekje për të rritur numrin e njohjeve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›