Gyl takon Merkelin, diskutohet anëtarësimi në BE

Në ditën e dytë të vizitës së tij shtetërore presidenti turk Abdullah Gul është takuar me kancelaren Angela Merkel. Kancelarja ka theksuar edhe një herë në një takim rajonal të Partisë Kristiandemokrate në Asfeld të Hessenit, se është kundër anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE. Ajo kërkoi njëkohësisht që BE të gjejë rrugët dhe mjetet për të ndërtuar një marrëdhënie politike me këtë vend. Kurse Gul ka shprehur që në fillim të vizitës së tij dëshirën për anëtarësimin e plotë në BE.
Në një banket shtetëror të shtruar në Berlin ai vlerësoi si të jashtëzakonshme raportet gjermano- turke. Ndërkaq Presidenti gjerman Christian Wulff shprehu keqardhjen për shqetësimin e krijuar një ditë më parë për presidentin turk, pas një alarmi për bombë në Universitetin Humbold.
Dhe per kete shkak, fjalimi i gylit, u anullua. Më vonë, Presidenti turk foli në një sallë tjetër për marrëdhëniet turko- gjermane. Gjatë ditës së djeshme , Gyl është takuar homologun gjerman, Kristian Vulf. Me mbërritjen e tij në gjermani, Presidenti turk, Abdullah Gül u prit me nderime ushtarake , ndërsa u takua me presidentin gjerman, Christian Wulff.