E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata europiane: Rusia, shkelje për rastin Yukos

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut vendosi që qeveria e Rusisë ka bërë disa shkelje gjatë procedurave ligjore ndaj kompanisë së naftës “Yukos”.

Megjithatë, gjykata  e ka shpallur të pafajshme qeverinë ruse nga akuza se ka synuar të shkatërrojë qëllimisht kompaninë në fjalë.

Gjykata nuk mori ndonjë vendim për kompensim, të cilën e kishte kërkuar më herët kompania.

Trupi gjykues vlerësoi se Rusia nuk është sjellë në mënyrë të duhur gjatë procedurave lidhur me çështjet e taksave ndaj kompanisë, të cilës thuhet se nuk i ka dhënë kohë të mjaftueshme për ta përgatitur mbrojtjen e saj.

Mirëpo, gjykata tha se nuk ka “ndonjë provë” që bën me dije se “Rusia ka shpërdorur procedurat në fjalë për të shkatërruar Yukos dhe për të marrë kontrollin mbi asetet e saj”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›