E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim me bombe ne Ankara Tre te vrare dhe 15 te plagosur rende

Nje shperthim i fuqishem me autobombe tronditi sot kryeqytetin turk duke vrare tre persona dhe duke plagosur 15 te tjere pese prej te cileve ne gjendje serioze.

Bomba shpertheu sot prane ndertesave qeveritare dhe nje shkolle te mesme duke demtuar makina dhe dyqane.

Zyrtaret turq thane se shperthimi duket te jete nje sulm terrorist. Ministri i Brendshem Idriz Naim Sahin tha se synimi ishte te shkaktoheshin sa me shume deme ne nje zone qe eshte zakonisht me mjaft trafik dhe kalimtare.

Asnje grup nuk ka marr pergjegjesine per shperthimin.

Rebelet kurd po luftojne per autonomine e tyre ne rajon dhe kane pershkallezuar sulmet mbi objektivat turke. Zyrtaret turq kane kercenuar per nje inkursion me trupa tokesore kunder bazave rebele kurde qe operojne ne veri te Irakut.      

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›