E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku: BE-ja e ashpër në vlerësimin për Kosovën

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Kosovë, Vlora Çitaku ka deklaruar se autoritetet e Bashkimit Evropian janë veçanërisht të ashpra në vlerësimin e progresit të Kosovës. “Ne duhet të bëjmë përpjekje të një studenti A, që ai të marrë vlerësimin me notën C”, tha ministrja kosovare në një intervistë.

Ndër të tjera ajo është shprehur se pesë vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, janë faktor i papajtueshmërisë së BE-së ndaj Kosovës, e cila dëshiron që sa më shpejt të filloj bisedat me Brukselin për heqjen e regjimit të vizave.
 

Shtetasit e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk janë të përfshirë në liberalizimin e vizave me BE-në. Ministrja Çitaku theksoi se raporti i ardhshëm vjetor i Komisionit Evropian, nuk do të jetë aq pozitiv, meqë Kosova kishte vetëm katër muaj për të punuar në reforma gjatë vitit të kaluar, pasi ishin mbajtur dy palë zgjedhje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›