Obama uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë
SHBA- Presidenti amerikan Barack Obama ka uruar mbarë popullin shqiptar për festën e Pavarësisë në një mesazh urimi dërguar presidentit të vendit Bamir Topit.
“Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar!Në këtë vit të njëzetë të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë”- u shpreh presidenti Obama.
Në mesazhin e tij, presidenti Barack Obama shprehu mbështetjen e Shtetëve të Bashkuara për integrimin e vendin tonë në Bashkimin Europian.
“Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe presim ditën kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”- thuhet më tej në urimin e presidentit të SHBA-së.
Shkrime të tjera me interes: