Aleanca Kuq e Zi kundershtarja me e rrepte e censusit
Kundershtaret me te medhenj te regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare jane perfaqesuesit e Aleances Kuq e Zi e cila ka nenkryetarin e Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu si drejtues te saj. Perfaqesuesit e kesaj aleance kerkojne heqjen nga formulari i deklarimit te pyetjeve per etnine dhe fene duke qene se pretendojne se me kete ceshtje do te abuzohet nga ana e minoritareve duke sjelle nje shtim fiktiv te numrit te tyre. Por kjo kerkese e cila u shoqerua edhe me 20 mije firma solli kundershtimin e hapur dhe te ashper te kryeministrit Berisha i cili prej kohesh akuzon drejtuesit e kesaj levizjeje si antishqiptare dhe njerez te cilet po e perdorin kete ceshtje per interesa te tyre personale.