Omonia barazon, Duro me të kuqeMesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili luajti si titullar nga fillimi i takimit, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 56-të

Omonia e Klodian Duros barazoi pa gola me APOP Kiniras në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Qipros. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili luajti si titullar nga fillimi i takimit, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 56-të, çka sipas mediave qipriote kushtëzoi edhe lojën e Omonias së mbetur me dhjetë lojtarë.
E Merkure, 25 Shkurt 2009