Bild: 6 të fshehtat e Kotbusit dhe SkelësTrajneri i Energi Kotbusit, Prasnikar ka mundur t’u japë një kondicion fizik të shkëlqyer lojtarëve gjatë fazës dimërore. Ervin Skela: “Kaq në formë fizikisht si tani, nuk kam qenë kurrë”.

Gazeta popullore gjermane “Bild” i kushtoi një speciale “6 të fshehtave”, që sipas saj, Kotbusin e Ervin Skelës e dallojnë nga ndeshjet e fazës së parë në raport me atë formë të shkëlqyer në të dytën, dukuri që po ndodh për të tretin vit me radhë.
Para dy sezonesh, Kotbusi e përfundoi Bundesligën në vendin e 10-të, kampionatin e kaluar në vendin e 12-të, ndërkohë që për momentin ndodhet në të 14-in.
Trajneri i Energi Kotbusit, Prasnikar ka mundur t’u japë një kondicion fizik të shkëlqyer lojtarëve gjatë fazës dimërore. Ervin Skela tha: “Kaq në formë fizikisht si tani, nuk kam qenë kurrë”.
Sipas “bild.de”, arsyet janë:
1. Integrimi i blerjeve të reja
2. Presioni i madh
3. Fitnes më i mirë
4. Vendosja taktike
5. Morali pas serisë së fitoreve
6. Lufta për kontrata.
E Merkure, 25 Shkurt 2009