E Diel, 1 Nëntor 2026

Omonia bojkoton Censusin: Nuk respektohen pakicat

SARANDE- Organizata Omonia u ka bërë thirrje sot anëtarëve dhe simpatizantëve të vet të mos bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë.

Thirrja vjen pas vendimit të  Këshillit te Përgjithshëm për të denoncuar e bojkotuar procesin e regjistrimit të popullsisë.

Sipas ONOMIA-s, ligji për censusin nuk respekton vullnetin e pakicave etnike dhe nuk u  garanton atyre lirinë e vetëdeklarimit të etnisë, gjuhës amtare, fesë dhe u mohon të drejta të njohura me akte ndërkombëtare.

Shpresa DINE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›