E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e mjekeve, reagojne pacientet

Pacientet qe ndodhen aktualisht te shtruar ne pavijonet e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" e kundershtojne vendimin e mjekeve per pezullimin e punes dhe kryerjen e operacioneve. Sipas pacienteve nuk eshte e drejte qe personat ne gjendje kritike te mos marrin sherbimin e duhur, nderkohe qe edhe mjeket kerkojne me shume siguri ne punen e tyre. "Duhet te jete qeveria ajo qe te marre masat per te mbrojtur si pacientet ashtu edhe personelin mjekesor. Nderkohe qe edhe vete mjeket nuk duhet te marrin vendime te tille per te pezulluar punen dhe per te na lene ne te semureve ne meshire te fatit" jane shprehur pacientet e kardiologjise. Sipas ketyre te fundit, mjeket duhet te kerkojne te drejtat e tyre tek qeveria dhe Ministra e Shendetesise dhe jo tek pacientet. Por edhe keta te fundit mbajne pergjegjesine e tyre per mbarevajtjen e punes ne spitalet e vendit, pasi presionet e herepashershme ndikojne drejtpersedrejti tek bluzat e bardha. Nga ana tjeter personeli mjekesor i Qendres Spitalore Universitare ka marre vendimin per pezullimin e te gjitha nderhyrjeve kirurgjikale te planifikuara per diten e sotme. Ndersa pritet qe ne oret e para te paradites te zhvillohet nje proteste ne ambientet e ketij spitali pas ngjarjes se plagosjes se njerit prej kolegeve te tyre nga i afermi i nje pacienti. Por edhe vete mjeket kane kerkuar qe te jete shteti ai qe te siguroje jeten e tyre, por edhe pacientet duhet te sensibilizohen. "Duke marre shkas nga ngjarja e rende e ndodhur dy dite me pare, kemi vendosur per nje tubim apo proteste par urgjences kirurgjikale te QSUT-se si dhe nderprerjen e operacioneve te planifikuara", thuhet ne deklaraten e mjekeve te ketij spitali. Por, pervec protestes ne kryeqytet, mjeket u kane bere thirrje edhe mjekeve te rretheve te solidarizohen me keto qendrime duke zhvilluar edhe ata tubime te tilla. Por, edhe mjeket kane drejtuar akuzat e tyre kunder shtetit per vete faktin se nuk kane kushtet e pershtatshme per te ushtruar profesionin e tyre. Nderkohe qe kane kujtuar edhe situatat e veshtira qe u kane bere balle gjate ngjarjeve te fundit ne Gerdec apo edhe vitet e tranzicionit. Sipas tyre figura e mjekut duhet te jete e mbrojtur dhe mbrojtur pavaresisht mangesive qe ka sot sistemi shendetesor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›