Kosovaret shmangin Durresin pas bllokimit ne port
Pasaportat jugosllave ende te vlefshme por shtetasit kosovare shmangin udhetimin permes Portit te Durresit. Demi ka ndryshuar kah nderkohe qe kosovaret kane nisur te kerkojne demshperblim. E ndersa shume emigrante kosovare jane ndaluar te kalojne kufirin nga autoritetet policore ne Durres ne baze te nje note verbale te nje viti me pare Serbia ne rruge diplomatike ka njoftuar vendin tone se pavlefshmeria e pasaportave nuk ka hyre ne fuqi ne kete fillimviti dhe se pasaportat model RFJ do te jene te vlefshme deri me daten 31 dhjetor 2011. shte nje turp. Nje vendim i nxituar per tu zbatuar pa u konfirmuar me pare dhe me kosto te larte shprehet drejtuesi i nje agjencie udhetimesh ne Durres pas marrjes se njoftimit se pasaportat vijojne te jene te vlefshme ndersa ne agjencine e tij kane qene te shumta rastet e kosovareve mbajtes te ketyre pasaportave prej vitesh qe kerkojne te demshperblehen per udhetimin e nderprere ne menyre arbitrare dhe me kosto te larte jo vetem per udhetimin por edhe per korrektesen e cenuar per shkak te vonesave dhe ndryshimit te itinerarit per te mberritur ne vendet ku jetojne e punojne. Qe nga dita e marte agjencite e udhetimeve jane njoftuar se pasaportat jane te vlefshme po nderkohe shume kosovare qe i zoterojne keto pasaporta e kane shmangur kalimin transit neper Shqiperi pas marrjes se informacionit mbi situaten te dhene nga gazeta Shqip dhe televizioni kombetar Top Channel. Njoftimi mbi vlefshmerine eshte konfirmuar edhe nga zevendesministrja e Jashtme Edit Harxhi e cila ka pohuar se ambasada serbe ne Tirane ka njoftuar zyrtarisht palen shqiptare per vlefshmerine e pasaportave deri ne fund te ketij viti. Disa qindra kosovare u detyruan te devijojne udhetimin e tyre pasi nje ose me shume pjesetare te familjeve te tyre me te cilet udhetonin nuk u lejuan te udhetojne per shkak te nje njoftimi qe autoritetet policore ne Durres nisen te zbatojne bazuar ne nje njoftim te fundvitit 2009. Ndonese Harxhi ka deklaruar se e njejta situate e bllokimit te udhetimit mund te kete ndodhur edhe ne vende te tjera ku eshte derguar nota verbale e autoriteteve serbe zoteruesit e ketyre pasaportave deklarojne se kane kaluar pa asnje problem ne vendet e tjera te Europes. Madje shume prej tyre kane levizur permes kufirit shqiptaro-malazez dhe kjo ka shtuar dyshimet pasi nota verbale e shtetit serb nuk eshte zbatuar njesoj ne te gjitha pikat e kalimit kufitar ne Shqiperi. Ata e konsiderojne nje zbatim te nxituar njoftimin e dhene paraprakisht nga Ambasada Serbe ne Tirane ne dhjetor te vitit 2009 te cilin nuk e kane verifikuar me pare nese do te kishte hyre ose jo ne fuqi dhe pa asnje njoftim paraprak publikim te notes verbale qe lajmeron zoteruesit e pasaportave per masen u vu ne zbatim duke shkaktuar nje situate te pazakonte qe cenon dhe imazhin e vendit ame Sipas nr.2. te diplomacise shqiptare Edit Harxhi duhet te ishte shteti serb qe duhet te kishte njoftuar shtetasit e vet perfshire dhe kosovaret qe zoterojne pasaportat jugosllave per vendimin e vet. Ne Drejtorine e Policise se Kufirit dhe Migracionit ne Durres ashtu si dhe Harxhi bejne te ditur se nuk do te kete me probleme me kalimin e shtetasve te pajisur me pasaporta serbe per te kaluar kufirin po nderkohe fluksi i emigranteve ka kaluar kosovaret kane ndryshuar drejtimin e levizjes duke e shmangur Durresin e krejt Shqiperine. Demi ekonomiko-financiar kete here ka ndryshuar kah duke cenuar vendin tone qe humbet jo pak te ardhura nga shmangia e kesaj levizjeje.
.