One Stop Shop institucion qe garanton te drejten e plote te pronesise
Miratohet me 111 vota pro projektligji për Rregjistrimin e Pasurive të Paluajtshme. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjitha transkaksionet nga ana e qytetarëve dhe bizneseve do të kryhen në një zyrë të vetme, “One Stop Shop” për noterët, duke ofruar kështu një shërbim më të shpejt për të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me rregjistrimin e pasurive. Gjatë diskutimit në parlament ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, ka bërë të ditura të gjitha risitë e këtij ligji të domosdoshëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Dixhitalizimi i informacionit të administruar nga kjo zyrë, krijimi i një portali për verifikimin e të gjitha të dhënave nga ana e aplikuesve dhe garantimi i këtyre të dhënave do ta kthejnë ZRPP në një institucion që garanton të drejtën e pronësisë së qytetarëve.
Një nga pikat më të diskutuara të këtij projektligji lidhej me procesin e regjistrimit fillestar të pasurisë së paluajtshme. Sipas ministrit Halimi, ky proces deri tashmë është realizuar në masën e 65% dhe do të përfundojë brenda këtij mandati qeveritar.
Përmes këtij ligji ZRPP do të rregullojë edhe tregun e pasurive imobiliare, kryesisht atë të tokës. Kjo zyrë do të funksionojë si një institucion i pavarur buxhetor duke u vetëfinancuar.