E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal te tatimet, zhduken pa lënë gjurme komunikimet disa vjeçare

Share

Në fillim të javës së kaluar emisioni investigativ Alarm në radio- televizionin Ora News mësoi se serveri i komunikimit të brendshëm i Drejtorisë së Tatimeve ishte fshirë. Pra, komunikimet disa vjeçare në email të punonjësve me drejtuesit, punonjësit me njëri- tjetrin, apo të këtij institucioni me Ministrinë e Financave dhe institucionet e varësisë ishin zeruar.

Që në çastin e parë emisioni Alarm kërkoi informacion nëse ky lajm ishte i vërtetë apo jo. Autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve zyrtarisht nuk dhanë asnjë përgjigje. Emisioni Alarm vazhdoi interesimin në Ministrinë e Financave. Burime të kësaj ministrie konfirmojnë jashtë kamerave se një gjë e tillë ka ndodhur, por për të respektuar institucionet kthyen përgjigje se këtë informacion duhet ta konfirmojë vetë institucioni përkatës dhe këtë shkrese ia nis edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Rreth 10 ditë pas bërjes publike të këtij skandali, sot me 21 mars, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kthen një përgjigje përmes zëdhënësit të saj, Erion Prifti, ku shpjegon detyrat që ka ky dikaster në lidhje me komunikimin zyrtar dhe krejt përciptas në fund thotë ku shpjegimi është sipas ligjit, por pa bërë specifikime.

Ky paragraf le të kuptohet se fshirja e serverit nuk është një çështje që i përket interesit publik, por burimet nga brenda institucionit thonë se në e-mailet zyrtare të punonjësve gjenden të gjitha prapaskenat disa vjeçare të këtij institucioni.

Fshirja e tij ngjall dyshime të mëdha për atë që ka ndodhur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›