Pronarët e tokës në bregdet kërkojnë zgjidhjen e çështjes së pronës

Pronarët e tokës në bregdet kërkojnë një zgjidhje përfundimtare të çështjes së pronësisë.
Niko Nesturi kryetar i shoqatës “Bregdeti” në një prononcim për shtyp u shpreh se pronarët nuk do të njohin vendimet e qeverisë për tokën në bregdet dhe do te shpallin mosbindje civile. Sipas Nesturit ligji 7501 po krijon kaos në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Çështja e pronësisë së bregdetit është një çështje e cila vazhdon të mbesë e pazgjidhur. Zgjidhja e çështjes së pronave është një prej pikave të kërkuara prej BE-së për integrimin e vendit.