E Shtunë, 31 Tetor 2026

One Stop Shop" edhe në licencat e energjisë

Qeveria vendosi dje të kalonte në sistemin "One Stop Shop" të lejeve dhe licencave në fushën e energjisë. Kryeministri e cilësoi këtë një vendim të rëndësishëm që u jep një frymëmarrje të re investimeve në këtë sektor dhe që vjen për shkak të përparësisë, me të cilën qeveria trajton çështjen e energjisë. Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se vendimi për One Stop Shop për energjinë ka rëndësi të madhe, pasi energjia është një ndër përparësitë më madhore. "METE ka bërë një punë të vyer për task-forcë. Çdo leje do të merret në Qendrën e Licencave. Në 2 vite në fushën e energjisë janë firmosur 200 kontrata të të gjithë kalibrave", - tha ai. Sipas Berishës, me këtë qendër, i jepet goditje burokracisë dhe korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›