Topi dekreton gjyqtarët Shala dhe Haxhialushi
Presidenti Bamir Topi dekretoi dje emërimin e dy gjyqtarëve. Bëhet fjalë për Genti Shalën dhe Astrit Haxhialushin. Të dy gjyqtarët janë emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Haxhialushi më parë ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Kavajës. Emërimet e reja të Presidentit të Republikës janë bërë në bazë të nenit 93 dhe 136, paragrafi 4 të Kushtetutës. Ndërkohë që kreu i shtetit i ka marrë propozimet për dy emrat nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Pak ditë më parë, kreu i shtetit dekretoi dhe tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, duke plotësuar kështu vendet bosh në këtë institucion.