“Onufri 2009” Pas “Puzzle”, cili do të jetë?
Autori i Lajmit: Redaksia
Është një ndër evenimentet më të rëndësishëm të artit pamor, ndërsa kanë nisur edhe përgatitjet për të zhvilluar edicionin e 16 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “Onufri”. Ekspozita do hapi dyert për publikun në 24 dhjetor 2009 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe do të qëndrojë e hapur deri në datën 4 shkurt 2010. Kurator i këtij edicioni është Parid Teferiç, poet, piktor, njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve të artit. Ashtu si çdo vit çmimet e ekspozitës më të madhe në vend do të jepen nga një juri ndërkombëtare, e cila do të vlerësoj artistët pjesëmarrës. Nuk dihet ende se cilët do të jenë artistët pjesëmarrës dhe sa do të jetë numri i veprave që do të ekspozohen dhe do të marrin pjesë në këtë event, megjithatë mësojmë se Galeria Kombëtare e Arteve, po bëhet gati për të mirëpritur artistët. Një vit më parë “Onufri” e paraqiti Shqipërinë si vendin e paradokseve, ndërsa “slogani” i këtij viti ende nuk është i qartë se çfarë përcaktimi do të sjellë.
“Too late” dhe “Puzzle” rrëmbejnë trofeun e 15
“Too late” dhe “Puzzle” janë dy videoinstalacionet që kanë rrëmbyer trofeun e 15, një vitë më parë. Por, juria e ekspozitës “Onufri” në edicionin e 15 të këtij eventi do të shpallte dy fitues. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve u shpallën dy fituesit. Driand Zeneli, me dy video instalacionet me titull “Too late” dhe “Puzzle” u shpall fitues i çmimit të parë, duke u ndjekur kështu nga Heldi Pema, me dy printime në letër fotografike të titulluara “Në mur” dhe “Pa titull”. Çmimi u dha nga kryetarja e jurisë Raya Zommer, e cila tha se, “Ne vijmë nga vende të ndryshme të botës dhe është hera e parë që jemi këtu dhe na vjen mirë që gjetëm një art vërtetë të mirë”. Çmimi "Onufri" është cilësuar si ngjarja jo më e rëndësishme, por ndoshta e vetmja që prezanton sistemin e artit shqiptar në nivele ndërkombëtare. Dikur ekzistonte Bienalja e Tiranës, projekt, i cili startoi në një moment kur bienalet po mbinin si kërpudha në të gjitha qytetet anembanë Globit. Tashmë, Bienalja e Tiranës evidentohet thjesht si një kujtim. Megjithatë, duket se tashmë sistemi i artit në Shqipëri ka gjetur ekuivalencën e tij. Çmimi "Onufri", më në fund, është konsoliduar jo thjesht si një prurje e artistëve emergjentë, por si një aktivitet dinjitoz, për tu konsoliduar në arenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor. Ky konkurs mbështetet nga Ministria e Kulturës. Ekspozita Onufri solli artistë të rinj e të vjetër, piktura, skulptura, apo projektime audio-vizuale. Punimet janë të sjella në përputhje dhe me temë nga realiteti shqiptar. Teknika dhe materiale të shumëllojshme, që sjellin që nga printimet në letër e deri te pikturat me vaj dhe naftë mbi kanavacë. Artistët pjesëmarrës ishin : Idlir Koka, Eltjon Valle, Elsa Martini, Dritan Hyska, Heldi Pema, Pleurat Xhafa, Driant Zeneli, Gentian Shkurti, Yllka Gjollesha, Shpëtim Kërçova dhe Fani Zguro. Një ditë para natës finale u larguan tre pjesëmarrjes: Orion Shima, Alban Hajdinaj dhe Bert Theis. Ashtu si çdo vit tjetër, Galeria Kombëtare dha çmimin “Onufri”, ceremonia u mbajt në Galerinë Kombëtare të Arteve. Konkursi Ndërkombëtar “Onufri”, i organizuar për herë të parë në vitin 1993, mban emrin e Onufrit, kryemjeshtrit të pikturës së shekullit të XVI. Vazhdimësia e organizimit të tij si një konkurs ndërkombëtar është pozitive për impaktin e artit pamor si në Shqipëri, por edhe më gjerë.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009