Durrës-Kukës, shkelen rregullat, vinçi zë poshtë 2 punëtorë
Autori i Lajmit: Redaksia
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Kukës. Dy punëtorë të firmës “Alb bilding” kanë humbur jetën pasditen e djeshme rreth orës 15.30, teksa punonin për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Mësohet se punëtorët njëri nga Kukësi dhe tjetri nga Maqedonia, kanë gjetur vdekjen nga këputja e krahut të një vinci. Ata kanë rënë nga një lartësi prej 40 metrash. Viktimat nuk janë transportuar për në spital, pasi ata kanë gjetur vdekjen menjëherë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Ura e Kolshit. Punëtori shqiptar quhet Arben Mucmata, 38 vjec nga Shtigjen i Kukësit, ndërsa shtetasi nga Maqedonia quhet Branko Shvetskoski, 49 vjeç nga komuna Delcevo e Maqedonisë. Punëtori nga Kukësi është transportuar pranë familjes së tij, ndërsa maqedonasi Branko Shvetskoski ndodhet në morgun e spitalit të Kukësit. Drejtori i policisë së Kukësit, Ali Elezi ka thënë se janë shoqëruar për në polici drejtuesit e firmës, pasi ngjarja ka ndodhur si shkak i mosrespektimit të rregullave të sigurisë. Sipas tij vdekja e dy punëtorëve ka ardhur si pasojë e spostimit të krahut të vincit. Pas shkëputjes punëtorët kanë rënë nga ura, pasi në ato momente po punonin për montimin e trarëve të saj.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009