E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëndët e nevojshme ushqimore për trup pa sëmundje

Autori i Lajmit: Redaksia
Disa ushqime është e këshillueshme të konsumohen vazhdimisht, e disa prej tyre më rrallë sepse mund të sjellin shëndet të tepërt. Gjatë ditës me anë të ushqimit merren gati 3000 kalori dhe këto bëjmë që të keni një bark jo estetik. Por kaloritë mund të kontrollohen. Disa ushqime përmbajnë më tepër kalori e disa më pak. Nga studimet është vërtetuar se gratë të cilat konsumojnë 400 kalori më pak se normalja dhe zgjedhin produkte sa me të ushqyeshme kanë rrezikun më të lartë për obezitet, sesa ato gra të cilat hanë më shumë por në variante sa më të ndryshme ushqimesh. Mungesa e varieteteve në konsumimin e ushqimit rrit rrezikun e prekjes nga shumë sëmundje shëndetësore shumë serioze, siç janë dy tipat e diabetit, sëmundjet e ndryshme të zemrës etj. Por, jo gjithmonë është e nevojshme të praktikohet një dietë me sa më pak ushqime. Trajtimi i mbipeshës apo obezitetit duhet të synojë rënien e masës dhjamore të depozituar në trup. Dietat e shpejta të pakontrolluara shkaktojnë rënien e masës muskulore dhe ruajnë të paprekur masën dhjamore. Nga ana tjetër, dietat e pakontrolluara krijojnë në organizëm një suficiencë me përbërës të tjerë ushqyes, për të cilat organizmi ka nevojë të kryejë të gjitha funksionet e tij jetësore, çka bën që të shkaktohet mosfunksionimi korrekt i tij. Një nga rastet e një mënyre të tillë të ushqyeri jokorrekt, është edhe ideja e mospërzierjes së karbohidrateve dhe proteinave. Mjafton që të konsumohen përherë ushqimet e duhura, sipas një strategjie të caktuar për të pasur një trup sa më perfekt dhe një jetë sa më të shëndetshme.

1- Konsumoni fruta dhe perime
Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë fruta dhe perime. Veçanërisht portokallet. Shpesh herë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate. Prandaj këshillohet ët konsumohem frutat dhe perimet të paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur më betakarroten, ndërsa portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K.

2- Merrni sa më shumë selen
Minerali i selenit është një ndihmës i mirë në luftën kundër kancerit, obezitetit dhe mbipeshës. Personat të cilët kanë të ulët nivelin e selenit në gjak apo antioksidantëve të tjerë, kanë një bel më të trashë se ata persona që kanë një nivel më të lartë seleni. Seleni gjendet te shumë ushqime por është e vështirë të dihet nëse konsumohen 55 mcg e rekomanduara në ditë. Kështu seleni gjendet të drithërat, djathi dhe arrat.

3- Shtoni ushqimet e pasura me proteina
Të hani një ushqim sa më të pasur me proteina ju jep shumë energji. Por konsumimi i tepruar mund të sjellë dhe mungesë kalciumi. Është e nevojshme që 25 për qind e kalorive të merret nga proteinat. Nëse ju konsumoni 2000 kalori në ditë 500 prej tyre duhet të jenë proteina. Produkte të nevojshme janë qumështi, kosi, peshku, mishi etj.

4- Pini një gotë verë në ditë
Një gotë verë në darkë është shumë e shëndetshme, po ashtu nuk lejon të kini një bark të fryrë. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se një gotë verë në ditë ndihmon gratë për të pasur një mes të hollë dhe një trup perfekt.

5- Konsumoni yndyrnat e duhura
Disa studime kanë treguar se për të pasur një trup sa më elegant duhet të konsumohen yndyrna të pangopura të gjendura te vaji i ullirit, Omega-3 i gjendur te peshku në forma vajore, yndyrnat Omega-6 që gjenden te vaji i misrit, te vezët etj. Produktet të cilat janë të pasura me yndyrna të shndërruara dhe duhet të eliminohen plotësisht janë patatet e skuqura, dhjamërat etj.

Disa këshilla për një dietë të shëndetshme:

1- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë të konsumohen
2- Buka bën pjesë tek karbohidratet te cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin
3- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: mëngjesi, dreka dhe darka dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: paradite, zemër
4- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për tu dobësuar
5- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat

Uji një komponent që shmang shëndoshjen

Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është uji. Çdo njeri i rritur duhet të pijë 1 e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë në varësi të peshës së tij. Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e zarzavateve të freskëta, mundësisht të pagatuara, përdorimi i kufizuar i karbohidrateve si: buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë, zgjedhja me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara, mënjanimi i ushqimeve “të shpejta” e të skuqura, aktiviteti, etj. të cilat ndihmojnë shumë në rënien e peshës.

Dieta dhe roli i kripërave minerale

Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin që të ruajë një formë sa më të mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale që janë shumë të nevojshme për organizmin. Edhe pse duhen në sasi të vogla ato janë të pazëvendësueshme. Ato veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndihmojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Materiale të rëndësishme janë: kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K mund të magazinohen, ndërsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Mjaft vitamina përmbajnë dhe lëkurat e frutave.

Obeziteti, shkaktar sëmundjesh

Obeziteti dhe mbipesha janë probleme që prekin një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve në ditët e sotme. Janë një sërë faktorësh që shkaktojnë këtë problem, çrregullimet e ushqimit, jeta sedentare, probleme të metabolizmit etj. Por mbipesha nuk përbën më vetëm një problem estetik, por shkakton shumë probleme në lidhje me shëndetin. Obeziteti dhe depozitimi i masës dhjamore në pjesën e barkut përbëjnë faktorë rreziku për shumë sëmundje si: veshkat, diabeti, sëmundje kardiovaskulare etj. Korrigjimi i këtyre problemeve për të shmangur pasojat e tyre në lidhje me shëndetin bëhet vetëm nëpërmjet një dietë të ekuilibruar, që do të thotë një dietë që duhet të përmbajë të gjithë ushqimet, por në sasi të caktuara sipas nevojave fiziologjike të gjithsecilit. Rënie e shëndetshme është rënia graduale 4 deri në 5 kile në muaj.

Varietetet dhe “kombinimet” e ushqimeve

Ka disa lloje ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se, nëse konsumohen karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, pakësohet sasia e kalorive që merr, por humb edhe marrjen e betakarrotinës që është shumë e dobishme për trupin. Viatamina A, sikurse vitaminat D, E, K absorbohen nga organizmi vetëm në prani të yndyrnave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Sot mendohet se po ti shtosh llojeve të ndryshme të brumërave pak fasule, bizele apo thjerrëza plotësohen më mirë nevojat e trupit për proteina. Por ka dhe ushqime të cilat këshillohet të mos konsumohen bashkë. Kështu kur djathi hahet bashkë me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët.

Ky lajm është publikuar: 24/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›