“Gërdeci”, Mediu dhe 2 ish-ministra thirren dëshmitarë
Autori i Lajmit: Redaksia
Çështja “Gërdeci” që po gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë do të ketë 3 ish-ministra dëshmitarë, mes të cilëve dhe ministrin aktual të Mjedisit, Fatmir Mediu. Në seancën e djeshme është miratuar lista e parë e dëshmitarëve, mes të cilëve janë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe ministri i Drejtësisë i qeverisë së parë “Berisha”, Aldo Bumçi.
Pranohet kërkesa
Gjykata e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e një prej të pandehurve në tragjedinë e Gërdecit dhe kërkoi prezencën dhe dëshminë e tre ish-ministrave në sallën e gjykatës. Në listën e parë të dëshmitarëve do të jetë dhe nëna e një prej viktimave të tragjedisë së 15 Marsit të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona. Zamira Durda do të dëshmojë për ditën e tragjedisë. Ajo është dhe një prej personave që ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një padi penale për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sot Ministër i Mjedisit në kabinetin “Berisha”. Mediut, dikur i marrë i pandehur në çështje Gërdeci, iu pushua gjykimi për shkak të fitimit të imunitetit si deputet në zgjedhjet e 28 Qershorit. Durda kërkon që Mediu të rimerret i pandehur në çështjen për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit. Mediu ishte Ministër i Mbrojtjes në kohën kur në Gërdec, pak kilometra larg nga Tirana shpërtheu kantieri i demontimit të armëve që shkaktoi 26 viktima, mbi 300 të plagosur si dhe shkatërrim të dhjetëra banesave dhe bizneseve në zonë. Si të pandehur janë marrë 29 persona, shumica ushtarakë. Nga të pandehurit vetëm 4 janë nën masën e arrestit dhe po gjykohen nën akuzën për vrasje masive.
Pushimi i çështjes ndaj Mediut
Gjykata e Lartë mbylli në muajin shtator çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili ishte i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Avokatët e tij argumentuan se Mediu është person me imunitet, i votuar më 28 qershor ndaj smund të procedohet. Me këtë argument çështja u mbyll pa u arritur në analizimin e fakteve që sillte prokuroria dhe që e fajësonin Mediun për shpërdorim detyre.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009