E Shtunë, 31 Tetor 2026

Onufri 2009, shtyn ditët në GKA

Ekspozita Onufri 2009 do të rrijë e hapur dhe disa ditë të tjera në Galerinë Kombëtare të Arteve. Sipas punonjësve të këtij institucioni, kjo ekspozitë ka ngjallur kureshtjen e vizitorëve , të cilët nuk kanë munguar këto ditë në sallat e GKA. Në këtë konkurs të arteve pamore nuk përfaqësohet vetëm piktura, por edhe mediumet e tjera si fotografia dhe videoinstalacionet. Fitues i këtij edicioni ishte piktori Hasan Nallbani me veprën Kompozime. Kurator i këtij

edicioni është Parid Teferiçi, poet, piktor, njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve të artit. Kuratori Parid Teferiçi ka ndërtuar një ekspozitë pa temë, duke kërkuar ndryshimin në pikëpamjen mbi këtë konkurs të arteve pamore, që jo pak herë ka rënë edhe në klishenë e ilustrimit dhe të paracaktimit teorik të produktit artistik pamor të vendit. Kjo ekspozitë është një hulumtim i hollësishëm i skenës  (apo siç thotë vetë kuratori Teferiçi edhe i prapaskenës ) së arteve pamore në vend. Me pjesëmarrjen e artistëve të brezave dhe qëndrimeve të ndryshme artistike Dëshmi dhe Dëshira reflekton produktin artistik real të një skene sa problematike aq edhe produktive, që tenton pjekjen dhe rritjen cilësore përmes luhatjeve dhe zhvillimit komunikues të një gjuhe shprehëse në kushtet e transformimit të vazhdueshëm. Këtë vit ai është i gjithi shqiptar, me pjesëmarrjen e 31 artistëve. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›