E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet hapin sezonin e ri ne Teatrin e Metropolit

Jo me larg se nje vit me pare ata as qe e dinin se aty kishte nje salle teatri ndersa sot e kane skenen me te dashur. Kur kohe me pare drejtori i Teatrit te Metropolit Kico Londo prezantoi projektin teatror per femije dhe te rinj pak besonin se do te funksiononte. Por praktika tregoi tjeter gje. do te shtune e te diel femijet e kryeqytetit gjejne aty kukullat e dashura. Dhe jane aq te ngazelluar e aq aktive saqe behen pjese e shfaqjes duke u treguar personazheve-aktore se ku fshihet ujku dhelpra apo rreziku... Kjo eshte edhe arsyeja pse Kico Londo e ka kaq shume per zemer kete projekt. Aq me teper qe ne te ka aktivizuar vetem artiste te rinj regjisore aktore kostumografe e skenografe. Edhe kete vit te ri Londo e nis pikerisht me dy shfaqje per femije te cilat vijne ne Teatrin e Metropolit ne datat 8 dhe 9 janar. Behet fjale per pjeset Ndodhi gazmore ne Teatralia dhe Tre ujqerit dhe derri i keq. Jane dy vepra te vecanta te cilat u hapin horizonte te reja femije u nxisin fantazine i bejne pjese te shfaqjeve u japin ca mesime te vlefshme mbi te miren dashurine etj. por edhe thyejne disa klishe te vendosura qysh heret ne teatrin e kukullave. Ne Teatrin e Metropolit vete femijet mund te jene princer e princesha magjistare e zana ndersa ujqerit jo detyrimisht jane te keqijte e historise. Keshtu Ndodhi gazmore ne Teatralia eshte nje shfaqje e vogel qe fton te medhenj e te vegjel per ta ndjekur. Ndodhi gazmore qe cudisin me personazhet pjesemarres nje teater brenda teatrit ku behen bashke personazhe si princesha Bad-al Budur Aladini magjistari i Ozit dhe princesha e diellit. Ngjarjet zhvillohen ne nje vend qe quhet Teatralia ku gjithkush mund te beje gjithcka. Atje nuk ka genjeshtra e mashtrime atje nuk ka premtime te kota. Te gjitha deshirat jane te arritshme. Ndersa Tre ujqerit dhe derri i keq eshte nje perralle qe u flet me te vegjelve nga 1-5 vjec e konceptuar si nje bashkeveprim mes aktoreve dhe femijeve ne salle. Nje perralle gazmore qe thyen mitin e ujkut te keq. Projeksionet filmike qe do te sjellin atmosferen e pyllit ndertimi i shtepise ne nje skene ku vete femijet-spektatore mund te behen protagoniste kenget dhe kercimet e bejne kete shfaqje argetuese dhe dinamike duke na kujtuar se gjithkush ka nje zemer te mire mjaft qe te perpiqemi ta zbulojme dhe te kujdesemi per te.
Duke pare interesin e femijeve vec shfaqjeve te fundjaves Teatri i Metropolit jep edhe dy te tjera per femijet e kopshteve. Vete teatri ve ne dispozicion mjetet e transportit me qellim qe gjithcka te jete e sigurt. Nderkohe te tjera projekte dedikuar femijeve po realizohen ne TM ku do te angazhohet edhe trupa e cirkut. Tanime femijet e kryeqytetit kane nje mundesi me shume argetimi. Teatri i Metropolit eshte nje alternative krahas Teatrit Kombetar te Kukullave ku vazhdon tradita 60-vjecare e ketij institucioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›