Pamela Goskolli shpallet Miss Korca 2010
Bukuria sfidon te ftohtin ne juglindje qyteti i serenatave shpall vajzen me te bukur. Per te tretin vit radhazi festave te fundvitit u shtohet edhe konkursi Miss Korca. Nxenesja e gjimnazit Raqi Qirinxhi 16-vjecarja Pamela Goskolli u shpall mbreteresha e bukurise korcare per kete vit. Spektakli u zhvillua dy dite me pare ne skenen e teatrit Andon Z. ajupi ku u ngjiten 18 vajza konkurrente. Juria e ketij konkursi ishte e perbere nga personalitete te njohura te qytetit te Korces e jo vetem. Ne pozicionin e kryetares se jurise ishte zv/presidentja e kompanise Birra Korca Fabiola Hysenbelliu e cila ka mbaruar studimet ne Universitetin e West
Minster-it per Biznes dhe Menaxhim dhe me pas ka mbrojtur titullin master per Politike dhe Qeverisje ne Bashkimin Europian ne London School of Economics and Politics. Edhe ne kete edicion Birra Korca ka qene mbeshtetesi kryesor i aktivitetit perkrah Bashkise se Korces por dhe disa bizneseve te tjera te njohura ne vend. Edhe kete vit Miss Korca 2010 u organizua nga agjencia Korca Event dhe Bashkia me producente publicisten Irena Vreto regjine e Xhon Bakes prezantimin e gazetares Albana akshiri koreografi te Ermioni dhe Maksi Sinollarit.
E vecanta e ketij edicioni ishte dhe pjesemarrja per here te pare e nje vajze nga komuniteti rom. Ishte 18-vjecarja Engjellushe Kosturi qe ka dashur te thyeje tabute duke u ngjitur ne skene dhe madje duke u shpallur shoqeruesja e pare e Miss Korca 2010. Ndersa shoqeruese e dyte eshte votuar studentja 19-vjecare e Fakultetit te Infermierise ne universitetin Fan Noli ne Korce Elona Gjeka. Pervec tre cmimeve kryesore ne konkursin Miss Korca jane ndare dhe disa cmime te tjera si Miss Fotozhenia Miss Buzeqeshja Miss Miqesia etj. Fituesja e kurores se bukurise 16-vjecarja Pamela Goskolli e ka pritur mes lotesh dhe emocionesh momentin kur ka mesuar se ishte pikerisht ajo e perzgjedhura. Nuk arrija ta besoja. Mbaj mend vetem se prezantuesja e spektaklit tha numrin tim 10 por une nuk munda ta degjoj nga emocionet e shumta. Ne momentin qe asnje vajze tjeter nuk po dilte para dhe kur prezantuesja u kthye nga mua duke me kerkuar te bej daljen e fundit para publikut atehere shpertheva ne lot. Kam marre emocione te paharruara dhe per kete dua ti falenderoj te gjithe ne menyre te vecante producenten e spektaklit e cila mundesoi kete mrekulli perseri ne qytetin tone duke na realizuar nje enderr te madhe te gjitha ne vajzave konkurrente shprehet per gazeten Miss Korca 2010.