Opera Lulja e Kujtimit

Premiera e parë për këtë sezon artistik në Teatrin e Operas do të jetë vepra shqiptare “Lulja e Kujtimit”. Kjo shfaqje do të çelë aktivitetet artistike në kuadër të 100-vjetorit të Pavaresisë deklaroi drejtori i këtij teatri, Zhani Ciko. Opera me tre akte, e cila ka si subjekt kryesor temën patriotike vjen nën dirigjimin e Eno Koços, i cili shprehu vlerësime, për këtë vlerë kombëtare. Ndërkohë që regjisori, Mehmet Xhelili na bën me dije se kjo vepër do të vijë me një tis të ri në aspektin regjisorial. Ne rolin e Kristos do të interpretojë, Armando Likaj, ndërsa në atë Olimbisë, Ramona Tullumani. Si dhe do të jenë pjesë edhe solistë të tjerë kori dhe orkestra simfonike e tetarit të operas. Ilustrimi koreografik do të realizohet nga Arjan Sukniqi. Kjo vepër është vënë në skenë për herë të parë në vitin 1961 me libret të shkruar nga Andon Mara dhe Aleko Skali bazuar në dramën e Faqo Apostolit dhe muzika është realizuar nga Kristio Kondi.