Opera Skenderbeu ne Shkup per 100 vjetorin
Artdashësit në Shkup patën rastin të përjetojnë një natë të bukur kulturore, duke përcjellë për dy orë kryeveprën e Teatrit të Operës dhe Baletit shqiptar, operën Skënderbeu. Sikurse për shumë evenimente tjera edhe për këtë eveniment shkas ishte jubileu i100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Publiku në Shkup është i pari jashtë Shqipërisë që pati rastin të përcjellë këtë kryevepër. Andaj me të drejtë kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti ngjitjen e operës Skënderbeu në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup, e krahasoi me ardhjen e bustit të heroit kombëtar në këtë qytet.
Politikanë, diplomatë, përfaqësues të jetës kulturore ishin në mesin e publikut që kishte ardhur të përcjellë këtë vepër të madhe. Trupa artistike e përbërë prej 200 artistëve përmes një paraqitje të përkryer nuk e zhgënjeu në asnjë moment publikun që kishte mbushur edhe ulësen e fundit të sallës.
Në nivel jashtëzakonisht të lartë ishte paraqitja e orkestrës së udhëhequr nga maestro Zhani Ciko, kurse artisti Roy Stevens, solli imazhin më të gjallë të Skënderbeut që publiku shkupjan ka pasur rastin të përcjellë deri më sot. E gjithë kjo paraqitje maestrale u shpërblye me duartrokitje të gjata dhe frenetike dhe me vlerësime të nivelit më të lartë.
Ardhja e operës Skënderbeu në Shkup u realizua falë bashkëpunimit të komunës Çair dhe Qendrës Kulturore Informative me ambasadën e Shqipërisë dhe ministrinë e kulturës shqiptare. Pjesë e këtij evenimenti ishte edhe ekspozita e pikturave ekskluzive të Skënderbeut, që janë pjesë e koleksionit të grumbulluar nga historiani i njohur, Eqrem Zenelaj.