Kiameti, me Nicolas Cage

Aktori Nicolas Cage do të luajë rolin kryesor në filmat që do të xhirohen në bazë të serialit letrar “Left Behind” , të autorëve Tom Lahey dhe Jerry Jenkins.
seriali, që deri më tani përbëhet nga 16 libra, bën fjalë për shoqërinë njerëzore, në të cilën të gjithë “të krishterët” e mirë shkuan përnjëherë në parajsë, përderisa në Tokë filloi një kaos i vërtetë. Një politikan i panjohur deri atëherë, ofron paqe dhe shpëtim, megjithëse ai, në fakt, bën plan të tmerrshme. Një grup i “të krishterëve të rilindur” duhet ta ndalin atë dhe ta shpëtojnë botën...
Deri tani janë xhiruar tri adaptime të romanit, por me buxhet të ulët, kështu që filmi me Nicolas Cage në rolin kryesor planifikohet të jetë i pari vazhdim i filmit, që synim do të ketë pushtimin e Hollywoodit.
Xhirimi i filmit të parë të serialit "Left behind" do të fillojë në pranverë të vitit 2013.