E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Opera Werther" në TOB

Në datën 20 prill, vjen premiera apsolute e Teatrit e Operas dhe Baletit, drama lirike me katër akte, Werther (Velter), e cila është kompozuar nga Jules Massenet.

Kjo vepër e cila konsiderohet si ndër më të rëndësishmet në repertorin francez, do të interpretohet në rolet kryesore nga tenori Sajmir Pirgu dhe mexosopranoja, Vikena Kamenica. Sajmir Pirgu sapo ka përfunduar suksesshëm shfaqjen e “Flautit magjik” në skenën më të rëndësishme operistike botërore, në La Scala. Ai e konsideroi “Operan Velter” si shumë impenjative dhe të bukur.

Kompozitori Masenet është bazuar në veprën e Gëtes, “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Kjo vepër pati premierën në “Opera Imperial të Vienës”, në 16 shkurt të vitit 1892.

Opera flet për një dashuri të pashpresë, me një fund tragjik, por ndryshe nga të gjitha veprat e tjera të këtij lloji, ku në fund vdes heroina, kësaj here ai që vdes është heroi.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›