Filmi “Miral” ngjallë reagime tek çifutët
“Miral”, një film ky i ri i regjisorit të njohur, Julian Schnabel, bazohet në një libër të shkrimtares palestineze, Rula Jebreal. Ai është një kronologji e jetës së katër grave palestineze nga viti 1948, kur u krijua shteti i Izraelit, deri në vitet e 90’a.
Përmes katër grave, e veçanërisht përmes asaj më të rejës –Miralit, filmi rrëfen historinë e konfliktit izraelito-palestinez. Regjisori Schnabel, përndryshe çifut amerikan, këtë konflikt e shikon përmes syve palestinezë. E, kjo gjë ka nxitur një debat të fuqishëm mes çifutëve në Amerikë.
Ndryshe, historia bazohet në romanin gjysmë-autobiografik të Rula Jebreal, e cila është edhe skenariste e filmit. Ajo thotë se Miral përfaqëson të vërtetën e shtypjes izraelite ndaj palestinezëve, që nga viti 1948.
Qeveria izraelite nuk e ka komentuar filmin, megjithëse kundërshton vendimin që premiera e tij të jepet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së.
Ndërkaq, disa grupe çifute në SHBA pohojnë se filmi e paraqet Izraelin në dritë negative.
Përkundër gjithë kësaj, regjisori, Julian Schnabel, pohon se nuk shqetësohet shumë nga këto kritika.