Stamati: Restaurimi i objekteve etonografike, rol të veçantë

Duhet që të jepen më shumë fonde për objektet etnografike, që kanë nevojë për tu restauruar. Kështu u shpreh drejtori i Laboratorit të Konservimit dhe Arkometrisë Frederik Stamati.
UNDP-ja ka dhënë kohët e fundit një fond prej 9.000 dollarësh , ku do të mund të restaurohen një trapazan rreth 200 vjeçar i cili është marrë nga shtëpia e Kazazëve në qytetin e Shkodrës dhe disa objekte të tjera si qilima, kangjella, tavane etj, por sipas drejtorit Stamati, kjo nuk mjafton.
Janë 1.300 objekte etonografike që pritet të ekspozohen në pavionin e Etonografisë i cili pritet të hapet në muajin qershor të këtij viti, në Muzeun Historik Kombëtarë. Për hapjen e këtij pavioni, një kontribut të çmuar po jep edhe Unesko, i cili ka financuar në plotësimin e kushteve si në sistemin e mbrojtjes nga zjarri, ndriçimi, izolimi ndaj zhurmave, ajri i kondicionuar etj.