Robert Redford shkruan memoaret
Nga Express më 12 prill 2011 në ora 10:05
Aktori i njohur 74-vjeçar amerikan, Robert Redofrd, muajve të fundit gjendet është mjaft aktivë, por jo në aktrim.
Në fakt, Redford nuk i ka lënë anash filmat, ngase është në prag të shfaqjes së filmit të tij si regjisor (The Conspirator), dhe është në përgatitje e sipër të filmit të tij të ardhshëm si aktor (i cili ende s’ka emër). Por, paralelisht këtyre aktiviteteve ai tashmë ka paralajmëruar edhe daljen e biografisë së tij për datën 3 maj.
Për librin e tij të memoareve ende dihet fare pak. E tëra që është bërë e ditur deri më tani është një kapitull, i cili merret vetëm me “armiqtë”, që Redford i fitoi krahas famës së tij.