E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera ne Qytetin e Arteve

Shfaqjet operistike ne Akademine e Arteve ku ekzistojne te gjithe elementet artistike per ti realizuar jane te rralla. Kalendaret e stineve koncertore mbushen me koncerte instrumentistesh duke u pare si me te volitshme nga pedagoget dhe studentet per kohen e shkurter pergatitore qe kerkojne dhe financat.


Qyteti i Arteve programi qe mbeshtet projektet e studenteve te pedagogeve te Akademise me se shumti krijoi kushtet per shfaqjen e operes Don Zhuani te Moxartit me 27 dhjetor ora 19.00 ne sallen e madhe te Akademise se Arteve. Libreti i drames se gezueshme eshte shkruar nga Lorenzo Da Ponte.


Regjisor dhe skenograf i shfaqjes eshte Nikolin Gurakuqi qe edhe vitin e kaluar punoi me studentet per nje opere Orfeu dhe Euridika. Dirigjent Dritan Lumshi. Koncertmaester Alqi Lepuri. Drejtor Artistik Burhan Spahiu Enina Llozi Elvis Peci. Interpretojne Ogert Islami Don Giovanni Solen Alla Leporello Valbona Saliu Donna Anna Ermal Pepa Don Otavio Ariol Xhaferri Il Comendatore Malvina Koci Donna Elvira Ertila Koka Besa Breca Zerlina Alban Kocka Masetto. Marrin pjese Orkestra dhe kori i studenteve te Fakultetit te Muzikes.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›