Vjedhjet me maska i zoti i shtepise perleshet me hajdutet
Dy raste te vjedhjeve nga maskat kane ndodhur ne 48 oret e fundit. Ne rastin e pare gjithcka ka kaluar me nje kercenim ndersa ne rastin e dyte ka pasur edhe nje perleshje ku i zoti i shtepise ka rrezikuar jeten duke u shtruar ne spital nderkohe qe policia po heton per te gjetur autoret
Devoll
Kane tentuar te vjedhin nje banese por jane zbuluar nga pronari i shtepise dhe si pasoje jane perleshur me te e me pas jane larguar. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit ne fshatin Zicisht te rrethit te Devollit ku sipas policise tre persona te maskuar kane hyre ne oborrin e baneses se shtetasit Petraq Miholli 50 vjec per te vjedhur.
Por jane ndier nga i zoti i shtepise i cili ka zbritur poshte dhe eshte perleshur me ta. Si rrjedhoje hajdutet e maskuar e kane goditur me sende te forta ne koke dhe me pas jane larguar.
I demtuari ndodhet ne spitalin e qytetit te Bilishtit jashte rrezikut per jeten. Policia e cila shkoi ne vendngjarje ka marre ne pyetje pervec te demtuarit edhe familjaret. Dyshohet se hajdutet mund te kene qene edhe te armatosur por ata nuk i kane perdorur armet.
Ne konfliktin me kryefamiljarin jane perdorur vetem mjetet e forta. Mesohet se Miholli zoteronte nje punishte qumeshti baxho dhe dyshohet se kjo ka qene arsyeja qe eshte bere objekt i hajduteve.
Lezhe
Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes ka bere te ditur se nje grabitje me maska ka ndodhur pak pas mesnate ne Fushe-Mamurras. Burime policore deklarojne se eshte vene ne pranga 33-vjecari Flamur Goci nga Fushe-Mamurrasi.
Sipas policise arrestimi i tij u be pas kallezimit nga nje 56-vjecar i cili ka rrefyer se ne oret e para te mengjesit te se merkures teksa kthehej nga fshati Adriatik sapo ka zbritur nga automjeti me te cilin udhetonte i kane dale perpara dy persona njeri me maske dhe tjetri pa maske te cilet i kane kerkuar qe te dorezonte parate qe kishte me vete.
Personi i maskuar i ka futur doren ne xhepin e brendshem te xhaketes ku i ka marre nje shume prej 180 000 lekesh te reja.
Me pas hajdutet jane larguar. U kryen veprimet e para hetimore nga ku rezulton si autor i kesaj ngjarjeje shtetasi Flamur Goci. Ai akuzohet per vjedhje me dhune ne bashkepunim.