Hodhi te dashuren nga ballkoni akuze per vrasje

Fatmir Frisku 33 vjec akuzohet se vrau te dashuren 12 vite me te madhe pasi nuk e pranoi per seks
TIRAN- Prokuroria e kryeqytetit mbylli hetimin per Fatmir Friskun 33 vjec nga Burreli banues ne Tirane i arrestuar nga policia per shtyrjen ne vetevrasje te 45 vjecares Frleta Tartaraj ngjarje e ndodhur me 7 maj te ketij viti ne afersi te kryqezimit te 21 Dhjetorit ne rrugen e Kavajes ne kryeqytet.
Lajmi u be i ditur nga burime te organit te akuzes te cilet pohuan se kane mbyllur procedimin e mesiperm penal dhe kane derguar dosjen per shqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne kryeqytet. Sipas burimeve te organit te akuzes tashme mbi Friskun rendon akuza e vrasjes me dashje dhe e kryerjes se veprimeve qe pengojne zbulimin e te vertetes. Pas hedhjes se ceshtjes ne short gjyqtari Arben Micko eshte caktuar per shqyrtimin gjyqesor te kesaj dosjeje penale ne ngarkim te te akuzuarit Fatmir Frisku.
Fatmir Frisku 33 vjec u arrestua me 8 maj te ketij viti i dyshuar si shkaktar i vetevrasjes se Fraleta Tartarajt 45 vjece. Ajo fundit u hodh nga ballkoni i apartamentit ne pronesi te Friskut ne rrugen e Kavajes.
Pas vdekjes se Tartarajt dhe hetimeve paraprake policia e Tiranes hodhi dyshimet se viktima ishte vetevrare per shkak te dhunes se ushtruar nga i arrestuari. Dy personat mesohet se jane njohur pak dite me pare ne kryeqytet dhe Frisku e kishte marre ne banesen e tij Tartarajn ku ajo kishte qendruar disa dite me te.
Gjate kesaj kohe sipas burimeve te policise i arrestuari dyshohet se ka ushtruar dhune ndaj saj pasi femra nuk kishte pranuar te kryente marredhenie seksuale me te. Pas hetimit te ceshtjes prokuroria provoi se i akuzuari kishte ushtruar dhune dhe madje se kishte vrare duke hedhur nga ballkoni te dashuren me te cilen sapo ishte njohur.