E Shtunë, 31 Tetor 2026

Camaj i plote ne te gjalle e postum

Bardhyl Demiraj nje pasues i Camajt ne degen e albanologjise ne Universitetin Ludwig Maximilians ne Mynih tregon se gjurmet e themelonjesit e kane cuar ne perkujdesjen me te fundit drejtimin e punes per botimin e plote te vepres se Martin Camajt ne rastin e 85-vjetorit te lindjes. I takon nje botimi akademik qe shteron gjithe vepren letrare te Camajt e mbeshtetur nga shtepia botuese Onufri ne Tirane. Jane dhjete vepra parashikuar te ishte gati per konferencen shkencore qe u mbajt ne Akademine e Shkencave e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike. Por Demiraj na ve ne dijeni se eshte shtyre per ne tetor ku me tej mesojme se ne nje dite eshte lene edhe nderimi i Camajt nga Presidenti. Ne intervisten e meposhtme per standard Demiraj tregon kriteret qe jane ndjekur per pergatitjen e botimit dhe si eshte realizuar nje nga synimet e tyre por dhe amaneti i shkrimtarit per te qene i aksesueshem per lexuesin shqiptar.

Si erdhi kjo nisme per ta botuar vepren e plote te Camajt

Eumlshte nje vleresim kjo per punen qe po ben dega jone e albanologjise ne Universitetin elitar Ludwig Maximilians ne Mynih. Te ne Camaj ne fakt gjithmone eshte prezent ne nje menyre apo tjeter. Ju e dini se Camaj ishte ai qe pasi mori titullin e profesorit u themelua ne te njejten kohe automatikisht dega e albanologjise ne kete universitet. Dhe pas daljes se tij ne pension eshte merite po e tij qe arriti mundesoi vijimesine e kesaj dege universitare. Prej kesaj periudhe qysh prej 1990 kur doli ne pension kete dege e vijon rregullisht ate aktivitet universitar dhe shkencor qe la trashegim Camaj.

Ju e keni mberritur Camajn

Une nuk e kam njohur personalisht sepse ka pasur dhe te tjere qe moren persiper kete dege dhe prej vitit 2000 e mbaj une. E thashe se eshte prezent Martin Camaj per arsye se dega studentet e albanologjise jo vetem qe studiojne tani Camajn si shkrimtari me i spikatur i mergates shqiptare gjate gjysmes se dyte te shekullit te kaluar arsyeja tjeter arkivi ne Lengris ku eshte familja Camaj e veja e shkrimtarit. Aty kemi qendren e shoqates kulturore Martin Camaj qe funksionon prej vitit 1992 kur eshte krijuar me rastin e vdekjes se tij. Gjithashtu edhe ne kemi rastin qe te organizojme vete atje pervjetore te kesaj natyre. Kemi organizuar me studentet 80-vjetorin e lindjes se Camajt ne vitin 2005. Kurse kete pervjetor menduam ndryshe qe te perfaqesonim katedren tone me dy projekte afatgjata qe kane te bejne e para me vepren e plote letrare te Martin Camajt dhe e dyta te organizonim nje vellim perkujtimor me studime albanologjike letersi gjuhesi histori qe i perkushtohej figures se Camajt. Projektin e dyte e perfunduam me sukses. Ka dale nje vellim prej 600 faqesh ne te kane marre pjese 33 autore. Ky botim eshte ne pese a gjashte gjuhe shqipja eshte gjithashtu e perfaqesuar me disa kontribute nga studiues shqiptare dhe te Kosoves. Projekti i dyte i cili te pakten nga ana jone ka perfunduar por me sa kam degjuar edhe ketu ka perfunduar se botuari eshte vepra letrare e kompletuar e Martin Camajt dixhitalizimi i saj dhe pergatitja per shtyp me qellim qe te kete akses te te gjithe rrethet e lexuesve shqiptare kudo qe jane.

Vepra letrare eshte e pergatitur nga ju. Cfare do te perfshije si lende letrare

Une kam drejtuar punen per botimin e plote te vepres letrare ku do te perfshihet ne dhjete vellime. Ne to ngerthehet e gjithe prurja letrare e Martin Camajt si shkrimtar prozator poet sidomos lirik si dramaturg po edhe si levrues i prozes se shkurter noveles tregimeve e keshtu me radhe. Nuk kemi bere asnje lloj dallimi. Kemi marre komplet vepren letrare si te tille te botuar qofte ne gjallje te autorit por dhe ate qe ka lene postume dhe qe ka gjetur driten e botimit ne nje menyre apo nje tjeter ne Shqiperi apo Kosove. Ky eshte nje botim akademik ku perfshihet gjithcka e botuar nga Martin Camaj.

Cilat jane kriteret qe keni ndjekur ne pergatitjen e plote te vepres

Kriteri i pare i punes qe kemi ndjekur ka qene kriteri kronologjik nga fillimet deri ne fund. Nuk kemi ndjekur gjithashtu edhe nje kriter klasifikues sipas zhanrit letrar qe ka levruar ai. Kemi pasur si qellim vete lexuesin duke nisur nga lexuesi i thjeshte ne menyre qe lexuesi te hyje gradualisht ne vepren e Camajt dhe ta coje ate deri ne fund pasi Camaj si i tille eshte nje shkrimtar me dimensione kombetare sigurisht por dhe ka pasur fatin e keq qe nuk ka perjetuar ne gjallje te vet kontaktin e vet me lexuesin shqiptar. Ka veshtiresi te kesaj natyre me te cilat duhet te ballafaqohemi ne pergatitesit e vepres ne menyre qe te behet kjo lidhje midis shkrimtarit dhe lexuesit.

Ju e dini qe Camaj nuk ka shkruar ne ate qe themi sot shqipen standarde gjuha e njehsuar letrare. Ai eshte nje poet lirik qe vjen nga veriu dhe sigurisht do shkruante ne gjuhen e ames. Camaj ka pasur gjithashtu nje sistem ortografik te vetin te cilin e ka permiresuar hap pas hapi. Dhe ai gjithashtu perdor me vetedije fjale qe ne mund ti themi sot te rralla meqenese nuk i ndeshim shpesh ne gjuhen e perditshme sidomos ne gjuhen qytetare. Por dhe ka riaktivizuar me vetedije edhe leksikun tjeter te autoreve shqiptare te veriut. Ka qene synimi im qe edhe ky fond leksikor por qe eshte pjese e pandashme e shqipes te behet i njohur dhe te pertypet nga lexuesit. Cdo vellim eshte parashikuar edhe me nje glosar fjalesh te rralla variantesh dialektore me shpjegime perkatese ne menyre qe lexuesi te mos kete veshtiresi per te percjelle paragrafe ose te shkeputet nga nje varg te nje tjeter per hir te kesaj natyre. Eumlshte gjuha e para tek Camaj dhe arti qe fshihet pas fjaleve.

Me keto volume shterohet gjithe krijimtaria e botuar ose jo deri tani nga Camaj

Shterohet te pakten ajo qe dihet. Ndoshta nje dite te bukur vjeshte ose vere mund te zbulohet dicka qe ai ka lene ne doreshkrim. Por mund te themi qe vepra letrare e Martin Camajt ne kete botim akademik dhe filologjik eshte e ezauruar plotesisht.

Cilen gjuhe preferonte Camaj per te shkruar

Camaj si shkrimtar ka shkruar ne gjuhen e ames. Ne kemi disa Camaj nese do e marrin ne shqyrtim. Camaj si studiues ka preferuar sigurisht nje gjuhe te huaj meqenese ai jetonte ne Evrope perfaqesonte albanologjine ne nje hapesire kulturore evropiane dhe si i tille ka qene i detyruar te shkruante nje gjuhe nderkombetare qe te kishte dhe lexuesin perkates. Per me teper edhe sot mund te thuash u ka paraprire shkencave moderne albanologjike pasi ju e dini se ne pavaresisht se jemi te lidhur shume me gjuhen qe mesojme qe ne djep por ne shkence duhet observuar dhe gjuha nderkombetare sepse ka aftesine e urdherimit si mjet komunikimi per studiues qe vijne nga rrethet e ndryshme kulturore dhe gjuhesore.

Ju thate se mund te kete dhe leterkembime qe mund te dalin me vone dhe se nuk perfshihen ne kete botim. Cfare kishit parasysh

Fondi epistolar eshte tjeter gje. Mund te kete ndonje tregim apo ndonje cikel qe ende nuk eshte bere i njohur dhe per ne te fushes me kete alternative thashe me siper. Perndryshe kemi gjithashtu arkivin e familjes Camaj ku eshte depozituar korrespondenca e tij e plote. Pa dyshim jo gjithcka mund te behet e njohur por ne nje te ardhme ndoshta jo te larget ne menyre selektive te sistematizuar edhe kjo korrespondence do te dale sepse eshte me interes jo vetem per lexuesin profesionist atij qe i intereson mendimi letrar i Camajt i hedhur ne korrespondence ne leter por edhe per lexuesin e thjeshte qe eshte i interesuar per jeten e mergates shqiptare.

Arkivi Camaj eshte serish e drejte e autorit e zonjes Camaj

Sigurisht qe edhe kjo e drejte i takon asaj si njohesja me e mire e arkivit te shkrimtarit qe mund ti merret keshilla se cfare duhet botuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›