Opera që u ngrit mbi “Teatrin Kosova”
Teatri operistik filloi punën në godinën “Teatri Kosova” që sot mban emrin Teatri Kombëtar. Të dalë nga lufta, gjysmë të shkatërruar dhe me relikte ndërtesash fare të pakta nga e kaluara, ndërtesa strehoi Filarmoninë e Shtetit (1950) dhe më pas teatrin operistik (1953) të gjitha këto struktura në embrionin që ende nuk mund të quheshin si të formuara strukturalisht nën emrin që mbanin. Shfaqja e parë operistike nën çatinë e kësaj shtëpie është opera “Rusallka” e kompozitorit A. D. Dargomirzhski dhe mban datën historike 28 nëntor 1953. Që nga ajo periudhë, teatri i operës ka zhvilluar aktivitetin artistik, ku këtë vit shënon 55-vjetorin e saj. Edhe pak ditë na ndajnë nga ceremonia e këtij përvjetori, ku më datë 22 nëntor Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit organizon një sërë aktivitetesh. Sipas zyrës së shtypit pranë këtij institucioni, në kuadër të 55-vjetorit të TOB-së do të jetë premiera “Lucia De Lamermoor”, ajo që do të kurorëzojë këtë ngjarje të rëndësishme. Është hera e pestë që kasta e aktorëve vë në skenë këtë shfaqje pas paraqitjes së saj disa ditë më parë. Ndryshe nga shfaqjet e mëparshme, do të jetë soprano Mariana Leka ajo që do të interpretojë rolin kryesor në vend të së ftuarës Oriana Kurteshi, ndërsa pjesa tjetër integrale e kësaj trupe do të mbetet e njëjta.
Ndërkohë që sipas zëdhënëses së TKOB, më datë 28-29 nëntor do të organizohet ceremonia e dekoratave për ato artistë që janë në karrierë, për ato që nuk punojnë më në Teatrin e Operës dhe Baletit, si dhe punonjës të ndryshëm duke nderuar kontributin që kanë dhënë ata për ngritjen e institucionit gjatë kësaj kohe, por edhe vite më parë. Gjatë kësaj dite do të jenë të ftuar edhe artistët më të hershëm të operës të sektorëve të ndryshme të operës, si dhe të njohurit e ditëve të sotme. Ndër emrat që do të jenë të pranishëm në këtë rast janë Benjamin Guraziu (orkestrat), Minelli Kriçi (korist), Albert Janku, Avni Mula, LLaqi Nako (Koreograf), Ganimet Sandreshi, Aishe Vaso (balerinë), Shqipe Mingomata (pedagoge ne Akademinë e Arteve) e shumë të tjerë. Por veç kësaj, si pjesë e programit në këto aktivitete do të renditet po ashtu edhe promovimi i librit të muzikologut Zamir Këlliçi, me titull “Operistika”, vepër kjo kushtuar posaçërisht kujtesës në 55-vjetorin e krijimit të TKOB-së (1953-2008). Është një libër i karakterit historiko-enciklopedik, në të cilin përfshihen një numër i madh i operave dhe operetat kryesore botërore që i kanë rezistuar kohës dhe si dhe e gjithë krijimtaria operistike shqiptare, që nga periudha e krijimit si gjini muzikore e deri në ditët tona. Në brendësi të tij përmbledh edhe informacion mbi emrat e autorëve, dirigjentë, datat e premierave apo teatrove etj. 55-vjetori i operës ka rastisur edhe me festimet për Kongresin e Manastirit, 100-vjetori i gjuhës shqipe, ku pak ditë më parë teatri organizoi një koncert gala në çelje të të gjitha ceremonive që do të vijnë paralelisht në Manastir, apo edhe në treva të tjera shqiptare si në Shkup, Kosovë. Të gjitha trevat shqiptare janë të angazhuara me aktivitete të këtij lloji, por së pari ishte TOB, institucioni që e organizoi hapjen e aktiviteteve më datë 16 nëntor nëpërmjet koncertit “Udha e shkronjave”. Në kuadër të 55-vjetorit të këtij institucioni me mbështetje të qeverisë do të realizohen edhe dy projekte të tjera siç janë opera “Triptik”, si dhe baleti “Copelia”, ku për këtë të fundit është i ftuar koreografi i njohur Ilir Kerni, i cili aktualisht ai po punon me trupën e tij. Që me çeljen e sezonit të ri artistik në ditët e para të tetorit me premierën absolute “Carmina Burana”, TOB shënon fillimin e këtyre aktiviteteve që do të përmbyllen në fund të muajit dhjetor.