Operacion anti-drogë në Lazarat, sekuestrohen 50 kg kanabis
Lazarati ka qenë sërish shënjestra e operacioneve anti-drogë të policisë. Gjatë operacionit të filluar mbrëmjen e të enjtes në këtë fshat janë sekuestruar 50 kilogramë drogë e llojit Kanabis. Sipas burimeve policore, poseduesit e lëndës janë dy të rinj, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve, pasi ata janë ende në kërkim. Të njëjtat burime saktësojnë se trafikantët janë njëri nga Lazarati dhe tjetri nga fshati Bulo.
Operacioni i policisë është në vazhdën e operacioneve që janë zhvilluar në Lazarat kohët e fundit. Uniformat blu në këtë fshat janë rritur në numër, për të luftuar trafikun e drogës, dhe deri tani kanë arritur të sekuestrojnë disa sasi droge.
Anisa Braho < I mëparshmi