E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama për votimin elektronik: I parealizueshëm

Nuk kam kundërshtim në parim por është e parealizueshme. Këto janë fjalët e kreutë të Partisë Socialiste Edi Rama, lidhur me propozimin e kryeministrit për votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme. Gjatë një bisedimi me gazetarët, Rama tha se kjo mënyrë votimi është e pamundur pasi në Shqipëri nuk ekziston lidhja me internet në cdo skaj. Duke iu referuar Estonisë, ai tha se në Shqipëri nuk garantohet votimi me internet.

“Nuk kam asnjë kundështim në parim, ne jetojmë në një vend që është kaq larg rrugëve të zhvillimit. Kaq larg rrugëve të modernizimit sa që të hapësh një bisedë për këtë cështje në kushtet që Shqipëria ka sot dhe mund të garantojë është njësoj si të flasësh për seksin e ëngjëjve, ndërkohë nga të katërta anët ka vetëm shkatërrim rënim dhe kërcënim. Në Estoni ka internet në cdo skaj të vendit, ndërsa në vendin tonë ky votim është i pamundur për momentin, pasi nuk garantohet votimi në internet”, tha Rama.

Gjatë bisedimit me gazetarët Rama tha se po ndërmerren masa agresive ndaj ekonomisë. Sipas tij vendi është jo vetëm në krizë demokracie, por dhe krizë ekonomie. Thellimi në rrugën e larjes së borxheve me borxhe po e precipiton makinën e ekonomisë shqiptare drejt humnerës, tha Rama.

“Leku është zhvlerësuar 12 për qind. Nuk jemi në mrekulli ekonomike, por corodi qeverisëse dhe krizë të demokracisë dhe ekonomisë, e cila shkon duke u thelluar, duke u bërë përditë e më detyrues, qëndrimin e opozitës ndaj këtij pushteti përmes protestave, duke këkruar largimin e qeverisë në rast se qeveria nuk do të hap kutitë e zgjedhjeve për të garantuar zgjedhjet e ardhshme dhe nuk do të hapë kutitë e shifrave me të thënat reale të ekonomisë për të mos lejuar që shqiptarët të shkojnë në buzën e një tjetër vlere ekonomike”, tha Rama.

Anisa Braho

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›