Operacioni "Granit", sekuestrohen 73 mijë euro falso
73 mije euro te falsifikuara u sekuestruan gjate operacionit “Granit”, ku u arrestuan edhe 13 persona. Operacioni i njesise se luftes kundre krimit ekonomik ne drejtorine e Policise se Tiranes dhe njesise Task Force te Prokurorise, evidentuan si kreun e këtij rrjeti, shtetasin maqedonas Kemal Rexhepi.
"Pas nje pune operative hetimore dhe proceduriale, u mundesua zbatimi i metodave speciale te hetimit per nje periudhe tre mujore ku eshte arritur te sigurohen prova te mjaftueshme per te vertetuar faktin se shtetasit e lartpermendur, ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vene ne qarkullim kartmonedha euro te falsifikuara. U dokumentua se kartmonedhat euro ishin te prerjes 100-tshe dhe dyshohet se kane hyre ne Shqiperi nga Maqedonia perkundrejt perfitimit me perqindje. Jane sekuestruar 730 cope kartmonedha te prerjes 100-tshe, ose 73 mije euro falso, nje arme tip shot gun, nje pistolete model 38, 4 automjete. Nga hetimet e bera ka rezultuar se grupi kriminal drejtohej nga shtetasi kosovar, Avni Hajrullahu dhe shtetasi maqedonas Kemal Rexhepi", beri te ditur Tonin Vocaj, Drejtori i Policise se Tiranes.
Ndersa prokurori Gentian Osmani, tha se kjo ishte sasia me e madhe e eurove te falsifikuara te sekuestruara, kishte destinancin Tiranen, per te qarkulluar me pas ne te gjithe vendin, ne prag te celjes se sezonit turistik.
"Eshte sasia me e madhe e eurove te falsifikuara, rreth 73 mije euro. Eshte procedim ku jane zbatuar te gjitha teknikat speciale te hetimit, pergjimet e komunikimeve telefonike, pergjimet e komunikimit te personave ne vende publike, vezhgimi ne vende publike, dhe gjithashtu blerje te stimuluara duke autorizuar per kete veprim oficere te policise gjyqesore. Nga hetimet e deritanishme na rezulton se burimi i tyre eshte Maqedonia. Keto para do te silleshin ne Tirane, me pas nga Tirana do qarkullonin ne gjithe territorin e Shqiperise, pasi jemi dhe ne prag te sezonit turistik", tha Gentian Osmani,prokuor i Tiranes.
Porkurori Osmani, sqaron se sapo eshte marre informacion per kete rrjet, agjente te policise kriminale, kane kryere blerje nga kjo sasi e eurove te falsifikuara, duke u bere pjese e rrjetit, per te siguruar provat qe do te prangosin 13 personat. Gjitahstu hetimet jane kryer me metoda speciale hetimi, perfshire përgjime te telefonave si dhe përgjime ne vendet publike.
Denada Shkodrani