E Diel, 1 Nëntor 2026

Republikanët nisin përgatitjet për zgjedhet lokale

Partia Republikane fillon përgatitjet për zgjedhjet vendore 2011. Përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkish dhe komunash u diskutua në mbledhjen e Asamblesë rajonale të qarkut Tiranë. Kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij u ndal dhe te situata politike që është krijuar në vend, për shkak të qëndrimit që Partia Socialiste mban ndaj zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009.

"Partia Socialiste nuk morri përsipër përgjegjësinë e saj përballë votuesve dhe fateve të vendit, por kërkon të krijojë dhe të sajojë kriza institucionale që nuk ekzistojnë. Ajo edhe është në parlament dhe është jashtë parlamentit. Dhe kërkon bashkëpunim me ndërkombëtarët, por asnjëherë nuk i dëgjon propozimet, qëndrimet dhe zgjidhjet që ato ofrojnë. Duket qartë që kjo strategji kërkon të krijojë një krizë tjetër, atë të zgjedhjeve lokale. Ky ndoshta është qëllimi politik i Partisë socialiste, duke vendosur si shantazh bojkotin e këtyre zgjedhjeve me kërkesat e tyre antikushtetuese", tha Mediu. Sipas tij, asnjë politikan nuk mund të qëndrojë mbi Kushtetutën e vendit.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›