Binjakëzim i njësive vendore Kosovë-Shqipëri

Ministri Nishani njohu Ministrin Petroviç mbi rëndësinë që i është kushtuar në Shqipëri zbatimit në praktikë të parimeve të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore, delegimin e sa më shumë kompetencave nga pushteti qendror drejt pushtetit vendor, shumëfishimin e grantit dhe financimeve të tjera nga qeveria për njësitë e qeverisjes vendore, dhënien e mundësisë për kredimarrje të drejtpërdrejtë nga njësitë vendore dhe transferimin e pronave publike drejt pushtetit vendor. Kreu i Rendit u ndal tek puna e bërë për zgjedhjet vendore të 8 majit.
“Në zgjedhjet e 8 majit për pushtetin vendor qytetarët shqiptarë votuan me dokumente identiteti të standardeve më të larta ndërkombëtare, me lista të sakta zgjedhësish që buruan nga Regjistri Kombëtar Elektronik i Gjendjes Civile dhe në kushte të plota të sigurisë dhe qetësisë për sa i takon rendit publik”, tha Nishani.
Dy ministrat u angazhuan në takim për të nxitur binjakëzimet mes njësive të pushtetit vendor në Shqipëri dhe Kosovë. Ministri Petroviç i drejtoi Ministrit Nishani një ftesë zyrtare për të vizituar Kosovën, ftesë të cilën Ministri Nishani e pranoi me kënaqësi. /S.Lleshi/Start/
2011-05-26 16:32