Operacion antidrogë në Ballkan, dhjetëra të arrestuar
Ndërkohë, nga operacione në vendet e tjera, janë arrestuar të paktën 61 persona. 16 prej të arrestuarve janë në Mal të Zi. Gjithashtu, operacione antidrogë janë zhvilluar edhe në Serbi, Kroaci dhe Bosnjë.
Ky operacion u zhvillua në kuadër të hetimeve të kryera ndaj një grupi të mirëorganizuar personash, ndër të cilët edhe shtetas shqiptarë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kryenin aktivitetin kriminal të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesat e 12 shtetasve shqiptarë, ndërkohë që është marrë masa e arrestit për 4 shtetas shqiptarë.
Në pranga përfunduan shtetasit Leonard Zef Dushi, 41-vjeç, banues në Shkodër, në banesën e të cilit është gjetur e sekuestruar një sasi prej 30 gram bimë e dyshuar narkotike. Po ashtu u sekuestruan 6 aparate telefoni celular, 15 karta SIM, fatura për transferta bankare, 1 kompjuter lap top dhe 1 automjet “JEEP”.
Agim Binak Hasaj, 35-vjeç, banues në Stërbeq, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën dhe sekuestruan 475 gram bimë e dyshuar narkotike, si dhe 111 copë fishekë luftarak, dy krëhra pistolete dhe 3 aparate telefonik celular.
Leonard Dedë Sterkaj, 27-vjeç, banues në Dedaj, Malësi e Madhe në banesën e të cilit u gjetën e sekuestruan 140 gram bimë e dyshuar narkotike, 1 makineri (aparat) e cila shërben për presimin dhe ambalazhimin me vakum të lëndës narkotike, 8 aparate telefonik celular dhe 2 automjete (Wolsvagen “Golf – 5” dhe “Pasat”).
Ervis Isuf Bici, vjeç 29, banues në Koplik, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën e sekuestruan 520 gram bimë e dyshuar narkotike, 103 copë fishekë luftarak, 3 aparate telefoni celular, 4 karta SIM, 2 aparate komunikimi në distancë, si dhe 1 automjet “Hamer”.
Ndaj katër shtetasve të sipërcituar nga strukturat e Policisë së Shtetit është marrë masa e arrestit në flagrancë nën akuzën e kryerjes së veprave penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”. Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Start/
2011-12-26 15:39