E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin hedh poshtë mundësitë për rishqyrtim të zgjedhjeve

Putin foli për mbështetësit e partisë së tij. Komentet e tij vijnë pas demonstratave të fundit lidhur me zgjedhjet e 4 dhjetorit, për të cilat opozitarët thonë se janë manipuluar.

“Zgjedhjet kanë përfunduar. Parlamenti ka nisur punën e tij dhe është zgjedhur një kryetar Parlamenti”, tha Putin duke shtuar se “nuk mund të bëhet fjalë për rishikime. Ka vetëm një rrugë të paraparë nga ligji – apelim në gjykatë”.

Putin pritet të kandidojë edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen në mars./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-27 13:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›